Europa në flakë/ Franca tronditet nga arrestimet, situatë alarmante edhe në disa shtete

Europa në flakë/ Franca tronditet nga arrestimet, situatë alarmante edhe në disa shtete

Bota E Premte, 14 Gusht 2026 19:02 Vala e të nxehtit po përkeqëson situatën e zjarreve në disa vende të Evropës, veçanërisht në Francë, Kroaci, Gjermani, Greqi dhe Spanjë. Në Francë, autoritetet kanë arrestuar 474 persona që nga fillimi i korrikut, 183 prej tyre të mitur. Rreth 70% e rasteve dyshohet se lidhen me zjarrvënie të qëllimshme. Në rajonin Landes, një zjarr ka përfshirë rreth 1,100 hektarë pyll, duke detyruar mbi 525 persona të evakuohen. Rreth 500 zjarrfikës dhe gjashtë avionë po luftojnë me flakët. Në Kroaci, një zjarr ka shkaktuar një viktimë dhe 40 të plagosur, ndërsa 1,200 persona janë evakuuar. Në Gjermani janë evakuuar mbi 2,000 banorë, ndërsa në Greqi pushuesit janë larguar nga plazhet e rrezikuara. Edhe Spanja po përballet me zjarre...