Arrestimi në Astir që rikthen në vëmendje dosjen e vrasjes së Renis Dobres
Është arrestuar në Tiranë Siciljan Cakraj, i dyshuar nga autoritetet për përfshirje në veprimtari të paligjshme të lidhura me lëndët narkotike. 23-vjeçari është vënë në pranga në zonën e Astirit, gjatë një operacioni të zhvilluar nga forcat operacionale. Pas arrestimit, Cakraj pritet të dalë para Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë që do të caktohet ndaj tij. Emri i Siciljan Cakrajt është i njohur edhe për shkak të lidhjeve familjare me një tjetër dosje të rëndë kriminale. Ai është djali i Petrit Cakrajt, i cili akuzohet për përfshirje në rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobres, ngjarje e ndodhur në Mat në korrik të vitit 2025. Sipas hetimeve për këtë ngjarje, Renis Dobre, 23 vjeç, dyshohet se u rrëmbye dhe më...
Burimi:
ntv.al