Situatë kritike me zjarret në zonën e Lurës, flakët favorizohen nga era dhe i afrohen banesave! Forca, avionë dhe ambulancë në aksion, dyshohet i qëllimshëm

Situatë kritike me zjarret në zonën e Lurës, flakët favorizohen nga era dhe i afrohen banesave! Forca, avionë dhe ambulancë në aksion, dyshohet i qëllimshëm

Edhe gjatë orëve të natës së premte duke gdhirë dita e sotme (15 gusht) situata nga zjarret në vend ka qenë kritike në zonën e Lurës. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe tani raportohet se i janë afruar e rrezikojnë banesat. Autoritetet informojnë se mbi 170 forca janë angazhuar në terren që prej orëve të para të mëngjesit. Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë përfshirë punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura, forcat e ushtrisë dhe policia. Ndërkohë, në Lurë kanë mbërritur edhe dy avionë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve. Dyshohet se zjarret janë të qëllimshme, pasi janë evidentuar disa vatra në zona të ndryshme. Për shkak të situatës së rënduar, prej ditës së djeshme...