“Franca digjet, ai argëtohet!”- Fotot e Macron duke bërë xhiro me motor uji në det shkaktojnë ‘tërmet’, opozita me akuza të forta!

“Franca digjet, ai argëtohet!”- Fotot e Macron duke bërë xhiro me motor uji në det shkaktojnë ‘tërmet’, opozita me akuza të forta!

Franca po përjeton një situate aspak optimiste për shkak të katastrofave natyrore nga vala e të nxehtit, thatësira dhe zjarret, por ‘benzinë’ në këtë dinamikë duket se ka hedhur edhe media francize së fundmi. Fotot e publikuara nga revista “Paris Match”, ku presidenti francez Emmanuel Macron shfaqet duke bërë ski në ujë gjatë pushimeve në Rivierën Franceze, kanë shkaktuar reagime nga opozita në Francë. Fotot janë realizuar në Fort Brégançon, rezidenca verore presidenciale, gjatë pushimeve të Macron në gusht. Revista i publikoi në kopertinë me titullin “Vera e fundit në krye”, duke iu referuar fundit të mandatit të tij të dytë presidencial. Në reagimet e tyre, disa figura të opozitës e kanë kritikuar Macron për zgjedhjen e aktiviteteve gjatë një periudhe me temperatura të larta...