Masakër me 6 të vrarë në Michigan të SHBA-ve, autori gjendet i vdekur brenda një makine!
Të paktën 5 persona kanë humbur jetën në një seri vrasjesh të regjistruara dje në Michigan të SHBA-ve, në dinamikë dhe motive që po hetohen nga autoritetet. I dyshuari kryesor, 39-vjeçari Chad Hickman, raportohet se u gjet gjithashtu i vdekur në automjetin e tij, pasi i dha fund jetës me armë zjarri. Ngjarja nisi pak para mesditës, kur policia u njoftua për të shtëna me armë në një banesë. Kur mbërritën në vendngjarje, efektivët gjetën tre persona të pajetë dhe një tjetër në gjendje kritike. I plagosuri u dërgua në spital, ndërsa Hickman ishte larguar. Gjatë operacionit për gjetjen e tij, policia zbuloi një viktimë të katërt në një banesë tjetër. Pak më vonë, automjeti i 39-vjeçarit u gjet në një zonë të pyllëzuar pranë...
Burimi:
javanews.al