Arrestohet gjyqtari në Kosovë! Gashi kapet në motel nën dyshimin për shpërdorim detyre

Arrestohet gjyqtari në Kosovë! Gashi kapet në motel nën dyshimin për shpërdorim detyre

Gjyqtari Avdirrahman Gashi është arrestuar gjatë ditës së sotme në Kosovë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas raportimeve, arrestimi i tij është kryer në një motel. Gashi ka mbajtur detyrën e mbikëqyrësit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan. Në lidhje me rastin, Gazeta Nacionale ka kontaktuar avokatin e gjyqtarit të arrestuar, Halit Shaljani, për të marrë më shumë informacion mbi arsyet dhe rrethanat e ndalimit. Avokati ka deklaruar se aktualisht është autorizuar vetëm për mbrojtjen e Gashit në procedurën për të cilën ai është arrestuar dhe se nuk ka autorizim për të bërë prononcime publike. Ndërkohë, Prokuroria ka publikuar komunikatën zyrtare lidhur me arrestimin, ndërsa hetimet pritet të sqarojnë rrethanat dhe dyshimet që kanë çuar në ndalimin e gjyqtarit. Gashi...