Alarm në Europë! Rusia synon Moldavinë, agjentë, priftërinj dhe kampe sekrete në Serbi
Një operacion i gjerë rus për të ndikuar në politikën e Moldavisë. Kështu e përshkruan The New York Times një skemë që, sipas zyrtarëve të inteligjencës perëndimore dhe dokumenteve të siguruara nga gazeta, përfshinte para, propagandë, Telegram dhe trajnime të fshehta. Në qendër të operacionit dyshohet se ishte oligarku moldav Ilan Shor, i cili ndodhet në Rusi. Sipas raportimit, rrjeti i tij përdori Telegramin dhe qindra chatbot-e për të rekrutuar dhjetëra mijëra moldavë dhe për të shpërndarë miliona dollarë para zgjedhjeve. Një tjetër element i skemës ishte rekrutimi i priftërinjve ortodoksë. Sipas autoriteteve moldave të cituara nga gazeta, disa prej tyre morën pagesa për të përhapur mesazhe kundër integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Por raportimi përmend edhe një kamp trajnimi në Serbi, ku shtetas...
Burimi:
ntv.al