Nga Lura te mali i Dajtit, Ministria e Mbrojtjes tregon situatën me zjarret në disa zona të vendit
Ministria e Mbrojtjes informon se, gjatë orëve të fundit, në territorin e vendit janë në ndjekje 13 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive, 2 janë nën kontroll dhe 1 është shuar plotësisht. Pavarësisht terrenit të vështirë dhe kushteve të pafavorshme në disa zona, vijon angazhimi i koordinuar i strukturave të Mbrojtjes Civile nga toka dhe ajri. Në Lurë, Dibër, ku paraqitet një nga situatat më të rëndësishme, vijon operacioni me 200 forca bashkiake, 50 efektivë të FA-së, 15 efektivë të Policisë së Shtetit, 18 vullnetarë, 2 automjete zjarrfikëse dhe 2 avionë Air Tractor. Ndërhyrja ka mundësuar kontrollin e zjarrit në segmentin pranë banesave dhe aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Aktive mbetet edhe vatra në Qafë Helmes, Bulqizë-Selishtë, ku forcat operacionale...
Burimi:
ntv.al