Masakrat serbe në Kosovë, zbulohet zona e tretë me varre masive në Zubin Potok
Autoritetet e Kosovës kanë bërë me dije se kanë zbuluar një zonë të tretë të mbetjeve mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Lajmin e ka bërë me dije Prokuroria Speciale e Kosovës e cila ka njoftuar se po kryen hetimet për një lokacion të tretë, pas dy lokacione të fundit të zbuluar në Zubin Potok. Sipas një njoftimi, gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione. Në fshatin Jakubë të Zubin Potokut “janë gjetur mbetje”, të cilat, sipas Prokurorisë, do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim, ndërsa gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë. “Aktualisht, hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë”, tha Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila shtoi se hetimet për krimeve...
Burimi:
javanews.al