Kurti në vendin e gërmimeve: Dyshohet për varrezë me 23 shqiptarë të vrarë

Kurti në vendin e gërmimeve: Dyshohet për varrezë me 23 shqiptarë të vrarë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi këtë të shtunë vendin e gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje njerëzore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së Kosovës. Gjatë vizitës, Kurti deklaroi se procesi i kërkimeve mund të zgjasë me javë apo edhe muaj, pasi mbetjet janë të shpërndara në një terren të vështirë pranë një përroi, çka sipas tij e bën më kompleks identifikimin e viktimave. Ai u bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ushtrojë presion ndaj Serbisë për hapjen e arkivave ushtarake, policore dhe paraushtarake, duke theksuar se kjo është thelbësore për zbardhjen e fatit të rreth 1.600 personave që rezultojnë ende të zhdukur nga lufta e viteve 1998–1999. Sipas Kurtit,...