Kurti fton opozitën në takim, nis përpjekjet për marrëveshje pas certifikimit të rezultatit zgjedhor
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të partive opozitare, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i ekzekutivit, Arlind Manxhuka. Por, Manxhuka nuk tregoi për datën se kur Kurti do të takohej me krerët e tjerë partiakë. Letra e Kurtit drejtuar kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kreut të Aleancës, Adrian Gjini vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të qershorit. Radio Evropa e Lirë ka pyetur të tri partitë lidhur me atë se si do t’i përgjigjen ftesës së Kurtit dhe është në pritje të përgjigjeve. Ajo që pritet pas certifikimit të...
Burimi:
javanews.al