Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga IDF në Bregun Perëndimor
Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka akuzuar kolonët izraelitë dhe ushtrinë e Izraelit se e ndaluan në mënyrë të paligjshme gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar. Demokrati nga Kalifornia deklaroi për Reuters se incidenti ndodhi të mërkurën, ndërsa ai dhe delegacioni që e shoqëronte po vizitonin një zonë në jug të Bregut Perëndimor, e njohur për përplasjet mes kolonëve izraelitë dhe komuniteteve palestineze. Sipas Khannës, delegacioni ndodhej në një fshat që, sipas tij, ishte shkatërruar nga kolonët, ku shkolla dhe ndërtesa të tjera ishin rrafshuar. “Ne po vizitonim fshatin dhe papritmas u shfaqën këta banditë me mitralozë M4 të prodhimit amerikan. Ata bllokuan rrugën dhe më pas thirrën ushtrinë izraelite, e cila u rreshtua me ta dhe jo me amerikanët”, deklaroi kongresmeni. Në një...
Burimi:
vizionplus.tv