Konflikti në Lindjen e Mesme, Hezbollahu reagon për marrëveshjen SHBA–Iran
Hezbollahu ka deklaruar se “ka besim” se Irani do të këmbëngulë në përfshirjen e “çështjes së Libanit” në një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara. Politikani libanez i Hezbollahut, Hassan Fadlallah, e deklaroi këtë në një fjalim të transmetuar në televizionin al-Manar. “Nëse marrëveshja miratohet, ne kemi besim të plotë tek Republika Islamike; jemi të bindur se ajo do të këmbëngulë në përfshirjen e çështjes së Libanit në marrëveshje”, tha Fadlallah.
Burimi:
javanews.al