Kompanitë ajrore në alarm, rriten vjedhjet gjatë fluturimeve të gjata
Vjedhjet gjatë fluturimeve janë bërë kaq problematike në disa vende të botës, dhe veçanërisht në disa linja të caktuara. Për të frenuar përhapjen e këtij fenomeni, kompanitë ajrore kanë filluar të vendosin në mënyrë të fshehtë roje në bord të avionëve të tyre. Kjo masë u konfirmua për median italiane “Corriere.it” të paktën nga pesë administratorë delegatë të disa kompanive ajrore nga Azia dhe Evropa, në margjinat e punimeve të asamblesë vjetore të IATA-s, e cila u mbajt në Rio de Janeiro. Por çfarë thonë njohësit e trafikut ajror dhe çfarë duhet të dinë pasagjerët “Kriminelë të aftë” Ata, si edhe të tjerët, kanë kërkuar anonimitetin për të mos u dhënë informacion kriminelëve dhe për të mos rrezikuar rezervimet e ardhshme. “Në takimet tona javore...
Burimi:
javanews.al