KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve

KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve

Këshilli i Europës i hapi dritën jeshile zbatimit të modelit të marrëveshjes së 6 nëntorit 2023 mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, një hap që u përshëndet nga nismëtarja Giorgia Meloni, e cila mendon se kjo legjitimon qasjen e tyre për menaxhimin e dyndjeve. “Dita e djeshme në Kishinjev tregoi se ajo që vetëm një vit më parë shkaktonte diskutime, sot është bërë një parim i ndarë mes 46 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës”, tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. Italia dhe Danimarka janë mes 9 vendeve anëtare të unionit që vitin e kaluar hartuan deklaratën e miratuar të premten me mbështetjen e gjithë vendeve anëtare të Këshillit të Europës. Vendimi është një mbështetje politike për modelin e qendrave të dëbimit në vende të treta, të...