Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit vijon të mbetet i tensionuar, ndërsa lufta po zgjerohet edhe më tej në rajon. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Izraeli ka vendosur trupa ushtarake në Azerbajxhan, duke sjellë reagimin e ashpër të Teheranit. Nga Uashingtoni, presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se do të ishte “i nderuar” të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, nëse arrihet një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës mes dy vendeve. Megjithatë, në tryezën diplomatike mbeten ende shumë pikëpyetje. Irani ka hedhur poshtë raportimet se ka pranuar transferimin jashtë vendit të uraniumit të pasuruar, ndërsa vijojnë përplasjet lidhur me fondet iraniane të bllokuara dhe heqjen e sanksioneve ekonomike. Edhe në Liban situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë. Sipas autoriteteve shëndetësore...