Italia në alarm të kuq, 25 qytete përballen me temperatura ekstreme

Italia në alarm të kuq, 25 qytete përballen me temperatura ekstreme

Italia po vendos pothuajse të gjitha qytetet e saj kryesore nën alarm të kuq për shkak të temperaturave ekstreme. Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se 19 qytete nga veriu në jug, përfshirë Romën, Milanon, Venecian dhe Napolin, janë tashmë në nivelin më të lartë të alarmit. Deri të hënën, pothuajse të gjitha qytetet kryesore të vendit pritet të jenë në të njëjtin nivel rreziku. Temperaturat arritën të shtunën në rreth 35 gradë Celsius në shumë zona, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se rreziku prek jo vetëm grupet më të ndjeshme, si të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe personat me sëmundje kronike, por edhe njerëzit e shëndetshëm dhe aktivë. Sipas buletinit të fundit të Ministrisë italiane të Shëndetësisë, të publikuar të shtunën, deri të hënën rreth 25 nga...