Kriza e Ceutës rikthen modelin “Gjadër” në Bruksel, Italia kërkon qendra emigrantësh jashtë BE-së

Kriza e Ceutës rikthen modelin “Gjadër” në Bruksel, Italia kërkon qendra emigrantësh jashtë BE-së

Italia synon të shfrytëzojë krizën e emigracionit në Ceuta për të shtyrë përpara në Bruksel projektin e krijimit të qendrave të riatdhesimit jashtë territorit të Bashkimit Europian, sipas modelit të marrëveshjes me Shqipërinë. Qeveria e kryeministres Giorgia Meloni kërkon që këto qendra të mos rëndojnë mbi buxhetet kombëtare, siç ka ndodhur me strukturat në Shëngjin dhe Gjadër, të cilat sipas kritikëve kanë funksionuar me kapacitete të kufizuara. Roma kërkon që pjesa më e madhe e kostove të mbulohet nga Bashkimi Europian. Propozimi pritet të hidhet në tryezën e ministrave të Brendshëm të BE-së, pas valës së emigracionit në enklavën spanjolle të Ceutës, në kufi me Marokun. Edhe pse situata atje është qetësuar, Italia beson se kriza ka krijuar një moment të përshtatshëm për të përshpejtuar...