Irani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me SHBA-në

Irani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me SHBA-në

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA, ka prezantuar versionin e saj të memorandumit të mirëkuptimit me SHBA, i cili, sipas saj, përputhet me objektivat kryesore të Teheranit. Drafti parashikon ndërprerjen e armiqësive në të gjithë rajonin, përfshirë Libanin, heqjen e sanksioneve amerikane, lirimin e fondeve të ngrira dhe kërkimin e kompensimeve nga agresioni i mëparshëm amerikan dhe izraelit. Skica saktëson se programi bërthamor i Iranit mbetet i paprekur, kontrolli i Ngushticës së Hormuzit nuk ndryshon, dhe negociatat për çështjet e hapura do të zhvillohen brenda 60 ditëve pas nënshkrimit. Drafti përcakton gjithashtu heqjen gradualisht të sanksioneve dhe lirinë për përdorimin e fondeve të ngrira sipas garancive të arritura. Megjithatë, Ministria e Jashtme iraniane mohoi përmbajtjen e raportimeve, duke i cilësuar ato “thjesht spekulime mediatike”, duke...