“META” pranon t’i paguajë SHBA-ve 18 miliardë dollarë për të mbyllur gjyqin

“META” pranon t’i paguajë SHBA-ve 18 miliardë dollarë për të mbyllur gjyqin

Gjiganti i rrjeteve sociale “Meta”ka pranuar të paguajë deri në 18 miliardë dollarë për të mbyllur një proces të rëndësishëm në SHBA, ku kompania akuzohej se Facebook dhe Instagram ishin dizajnuar për të krijuar varësi te fëmijët dhe adoleshentët dhe se kishte shkelur rregullat për mbrojtjen e të dhënave të të miturve. Marrëveshja është arritur ndërsa procesi federal në Kaliforni ishte ende në zhvillim dhe përfshin një koalicion prej shtetesh amerikane. Meta, e cila zotëron Facebook dhe Instagram, ka mohuar akuzat për shkelje, por ka rënë dakord për një sërë ndryshimesh të rëndësishme në mënyrën se si platformat e saj përdoren nga të rinjtë. Kufizime të reja për adoleshentë Në kuadër të marrëveshjes, Meta do të vendosë masa të reja për përdoruesit e mitur, përfshirë...