Arrestimi  Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë ndodhej dhe Uljan Shpataraku! DETAJE TË REJA

Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë ndodhej dhe Uljan Shpataraku! DETAJE TË REJA

Mbrëmjen e sotme është arrestuar nga forcat operacionale biznesmeni i shumëkërkaur nga SPAK, Ergys Agasi. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka mësuar se arrestimi i Agasit është bërë në afërsi të Plepave në Durrës, ndërsa ka qenë duke lëvizur me makinë. Po ashtu në makinë me të dnodhej edhe Uljan Shpataraku, i shkarkuar pak kohë më parë nga radhët e Policisë së Shtetit, si dhe i shpalllur në kërkim, pasi kërcënoi me jetë pas një konflikti një person në jug të vendit. Kujtojmë se më 6 gusht, Shpataraku ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, por nuk i ka pëlqyer shërbimi dhe ka patur një konflikt verbal me kamarierin dhe administratorin. Sipas dëshmisë së tyre, Shpataraku i ka kërcënuar me jetë. Stafi...