VIDEO/ Të rrethuar nga policia, dalin pamjet nga arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut
Ky është momenti i aksionit të sotëm në Durrës, ku u arrestuan biznesmeni Ergys Agasi dhe ish-efektivi i policisë Uljan Shpataraku. Kujtojmë se se Agasi ishte në kërkim prej dhjetorit 2025, kur SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).Lexo edhe : Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje. Ndërkohë Uljan Shpataraku u shpall në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi pas një debati në një lokal në Dhërmi kërcënoi me armë kamarierin dhe administratorin.
Burimi:
vizionplus.tv