Arrestohet në Spanjë “mbreti i arratisjeve”, 42-vjeçari shqiptar i bëri rezistencë policisë (EMRI)

Arrestohet në Spanjë “mbreti i arratisjeve”, 42-vjeçari shqiptar i bëri rezistencë policisë (EMRI)

Policia Kombëtare Spanjolle ka vënë në pranga 42-vjeçarin shqiptar, Taulant Toma, i njohur ndryshe si “Mbreti i Arratisjeve”. Toma ishte arratisur për herë të fundit nga një burg i sigurisë së lartë në Milano. Bëhet me dije se arrestimi i tij u bë në në lagjen Campclar të Tarragonës mbrëmjene  së premtes, ndërsa policia ka hasur në rezistencën e shqiptarit. Gjatë arrestimi një prej personave që ndodhej me Tomën hodhi një pistoletë Sig Sauer në disa shkurre. Arma u gjet më pas nga policia katalanase, Mossos d’Esquadra. “E neutralizuam dhe menjëherë filluan të grumbulloheshin njerëz. I vumë prangat sa mundëm më shpejt dhe u larguam”, tha drejtuesi i grupit të njësisë për krimin ekonomik dhe fiskal (UDEF) në Tarragona. Rreth gjashtë efektivë kishin organizuar operacionin...