India konfirmon sulmin ndaj dy anijeve në Ngushticën e Hormuzit, ambasadori iranian thirret për sqarime në Nju Dehli
India ka konfirmuar se dy anije me flamur indian, që transportonin naftë bruto, janë sulmuar këtë të shtunë teksa po kalonin në Ngushticën e Hormuzit. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme indiane bëri të ditur se incidenti ka ndodhur gjatë lundrimit të anijeve në një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin e energjisë. Pas ngjarjes, ambasadori i Iranit në Nju Delhi, Mohammad Fathali, është thirrur në një takim nga zëvendësministri i Jashtëm i Indisë, Vikram Misri. Gjatë takimit, pala indiane shprehu shqetësimin e thellë për të shtënat ndaj dy anijeve dhe kërkoi sqarime nga autoritetet iraniane. Zyrtari indian i kërkoi ambasadorit që t’i përcjellë qëndrimin e Indisë Teheranit dhe theksoi nevojën për rifillimin sa më të shpejtë të lëvizjes së sigurt të...
Burimi:
javanews.al