“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i kërkoi atij të binte dakord për një armëpushim me grupin shiit Hezbollah të mbështetur nga Irani. “Ndonjëherë duhet të qetësohesh dhe të përdorësh logjikën tënde”, tha Trump, sipas një postimi nga një gazetar i NBC në platformën X. Presidenti i SHBA-së nuk pranoi të sqaronte nëse foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Trump do të udhëtojë në Camp David këtë fundjavë, një veprim i pazakontë. Është vetëm hera e dytë që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë që ai ka vizituar rezidencën presidenciale. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se ai do të ketë disa “takime politike” ndërsa është atje. Familja e tij...