“Hormuzi nuk duhet të përdoret si armë”, Katari paralajmëron Iranin
Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, paralajmëroi të martën Iranin kundër përdorimit të Ngushticës së Hormuzit si mjet presioni ndaj vendeve të Gjirit. Gjatë një konference për shtyp në Doha me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan, Al Thani deklaroi se “Irani nuk duhet ta përdorë këtë ngushticë si armë për të ushtruar presion ose për të shantazhuar vendet e Gjirit”. Ai theksoi se Ngushtica e Hormuzit është një korridor ndërkombëtar ujor me rëndësi strategjike globale dhe duhet të mbetet gjithmonë e mbrojtur dhe e hapur për lundrim. “Kjo gjendje aktuale e ngushticës dhe ajo që po ndodh atje nuk duhet të përsëritet kurrë”, u shpreh Al Thani. Nga ana tjetër, Fidan mbështeti deklaratat e homologut të tij...
Burimi:
javanews.al