Gjermania dhe Franca “divorc” për “super avionin luftarak”, bie marrëveshja e FCAS

Gjermania dhe Franca “divorc” për “super avionin luftarak”, bie marrëveshja e FCAS

Nuk shkoi dot drejt finalizimit bashkëpunimi mes Francës dhe Gjermanisë për avionin luftarak FCAS: Dy vendet njoftuan se do ta braktisin programin e përbashkët në mesin e përplasjeve që kanë shpërthyer mes kompanive të përfshira, Dassault Aviation dhe Airbus. Programi, i nisur në 2017 për të zëvendësuar Rafale-t franceze dhe Eurofighter-t gjermane dhe spanjolle, shihej si  një hap kyç drejt bashkëpunimit europian në sektorin e mbrojtjes. Konfliktet mbi drejtimin e projektit, ndarjen e punës, pronësisë intelektuale dhe kërkesat e ndryshme ushtarake e bënë të pamundur realizimin e një avioni të vetëm të përbashkët. Franca kërkonte një aeroplan të aftë për transport dhe armë bërthamore, ndërsa Gjermania nuk e shikonte nevojën për një gjë të tillë.  Propozimet për dy variante të ndryshme nuk morën miratimin e...