Fitoi përballë Orbánit, Magyar jep intervistën e parë pas zgjedhjeve: Nuk më ftonit dhe më fyenit çdo ditë, jeni si Goebbels!
Péter Magyar zgjodhi televizionin shtetëror, një “fabrikë lajmesh të rreme” që për dy vjet e ka sulmuar ashpër, për intervistën e tij të parë publike pas fitores. Studioja televizive u shndërrua menjëherë në një ring, me të në sulm dhe drejtoreshën e rrjetit që përpiqej të shmangte goditjet, deri te njoftimi tronditës: pezullimi i televizioneve shtetërore, “makineri të vërteta propagande”, deri në rikthimin e rregullave. Të nesërmen e këtij “larje hesapesh”, edhe humbësi i madh, Viktor Orbán, theu heshtjen, por për intervistën e tij të parë, për të shpjeguar çfarë shkoi keq dhe planet për të ardhmen, preferoi një media mike, kanalin YouTube Patrióta. “Një epokë politike ka përfunduar”, pranoi mbrëmë kryeministri hungarez, i cili do të qëndrojë në detyrë derisa të kryhet zëvendësimi, i...
Burimi:
javanews.al