Droni rus goditi pallatin 10 katësh në Rumani! NATO paralajmërojnë Moskën, Medveved: Dronët do vijojnë

Droni rus goditi pallatin 10 katësh në Rumani! NATO paralajmërojnë Moskën, Medveved: Dronët do vijojnë

NATO akuzoi të premten Moskën për sjellje të papërgjegjshme dhe u zotua të “mbrojë çdo centimetër të territorit aleat”, pasi Rumania njoftoi se një dron rus u përplas në një pallat banimi në territorin e saj gjatë një sulmi ndaj Ukrainës fqinje. Ministria rumune e Mbrojtjes bëri të ditur se një grua dhe një fëmijë pësuan lëndime të lehta në qytetin Galati, pranë kufirit me Ukrainën, pasi radarët gjurmuan një dron rus që kishte hyrë në hapësirën ajrore rumune gjatë natës. Fotot nga vendngjarja treguan çati dhe mure të djegura e të dëmtuara në pallatin 10-katësh, i cili sipas autoriteteve rumune u godit nga një dron që shpërtheu në momentin e përplasjes, duke shkatërruar një apartament në katin e sipërm. Agjencia ruse TASS raportoi se...