Irani mohon sulmin me raketa ndaj Emirateve: Teherani nuk ka lidhje me kërcënimin
Irani ka mohuar akuzat e Emirateve të Bashkuara Arabe se Teherani ka lëshuar dy raketa balistike drejt territorit të vendit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, i ka cilësuar akuzat si “të pabazuara” dhe ka deklaruar se i refuzon plotësisht pretendimet e Abu Dhabit. Sipas Baghaeit, akuzat ndaj Iranit janë në kundërshtim me parimin e fqinjësisë së mirë dhe dëmtojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit mes vendeve të rajonit, si dhe për parandalimin e përshkallëzimit të pasigurisë. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve në rajon të shmangin akuzat e pabazuara ndaj Iranit”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane. Baghaei kërkoi gjithashtu që çdo vlerësim mbi situatën të marrë në konsideratë, sipas tij, veprimet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit,...
Burimi:
javanews.al