Debati për gjuhën shqipe, studentët mblidhen për protestën e thirrur në Shkup

Debati për gjuhën shqipe, studentët mblidhen për protestën e thirrur në Shkup

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë dalë në protestë kundër moslejimit të zhvillimit të provimit shtetëror të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e cilësuar situatën si diskriminuese dhe në kundërshtim me të drejtat kushtetuese për përdorimin e gjuhës amtare. Ata kanë nisur grumbullimin, teksa protestës i janë bashkuar edhe studentët shqiptarë nga Kosova, ndërsa ata nga Shqipëria janë ende të bllokuar në kufi. Protestat janë përqendruar te kërkesa që studentët e fakulteteve juridike në gjuhën shqipe të kenë të drejtën të japin provimin profesional në të njëjtën gjuhë në të cilën kanë ndjekur studimet. Sipas tyre, detyrimi për ta zhvilluar testimin vetëm në maqedonisht krijon pabarazi dhe cenon të drejtën për përfaqësim të barabartë në sistemin juridik. Debati lidhet me interpretimin e Ligjit për...