Çanta me kokë tigri e djalit të Elon Musk ndez rrjetin, “boom” shitjesh për firmën kineze

Çanta me kokë tigri e djalit të Elon Musk ndez rrjetin, “boom” shitjesh për firmën kineze

Një çantë me kokë tigri, e prodhuar në Kinë dhe e mbajtur nga djali i vogël i Elon Musk gjatë vizitës në Pekin, ka ngjallur shumë interes në rrjetet sociale. X Æ A-Xii, 6 vjeç, u fotografua i veshur me një xhaketë mëndafshi në stil kinez dhe duke mbajtur një çantë shpine ngjyrë kafe me kokë tigri, gjatë vizitës në “Great Hall of the People” së bashku me të atin. Fotografia u bë shpejt virale në rrjetet sociale kineze. Elon Musk ishte pjesë e një delegacioni që shoqëronte Presidentin amerikan Donald Trump gjatë vizitës së tij në Pekin, e cila përfundoi të premten, 15 maj. Mediat kineze raportojnë se çanta është prodhuar nga kompania Yaxiaoqi Handmade, me bazë në provincën Guangxi në jug të Kinës. Pas publikimit të...