Afati skadon në mesantë, dështon sërish takimi Kurti-Abdixhiku: Larg marrëveshjes! Presidenti “nyja” që i ndan
albin kurti-Lumir Abdixhiku KOSOVË- Një tjetër takim mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa marrëveshje. Pas takimit me Kurtin, Abdixhiku deklaroi se janë shumë larg marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje. Një nga çështjet kryesore ku palët nuk kanë gjetur dakordësi është ajo e presidentit. Abdixhiku ka kërkuar që kandidati për president të propozohet nga LDK-ja, ndërsa emri të diskutohet më pas me partnerët politikë. “Jemi shumë, shumë, shumë larg ndonjë marrëveshje eventuale, nuk pres që të ndryshojë pa ndryshuar pozicionet politike të partive. Për LDK-në balanca institucionale është e domosdoshme dhe derisa nuk ka balancë, nuk mund të ketë as marrëveshje. Nëse qëndrojnë pozicionet e njëjta si të dhjetorit përfundimi është i njëjtë si tani. Qëllimi...
Burimi:
zeri.ai