30 mjekë shpallin Donald Trumpin të paaftë mendërisht

30 mjekë shpallin Donald Trumpin të paaftë mendërisht

Dyshimet për aftësinë e Donald Trumppër të ushtruar detyrën e presidentit po shtohen sërish. Mjekë amerikanë thonë se ka rënie të aftësive njohëse dhe sjellje impulsive. Çfarë fshihet pas këtyre akuzave dhe sa serioze është në të vërtetë situata? Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë është ngritur vazhdimisht pyetja, nëse Donald Trumpi është ende plotësisht i aftë për të ushtruar detyrën e presidentit? Në një artikull të publikuar në “British Medical Journal”, 30 mjekë amerikanë vënë hapur në dyshim aftësinë e Trumpit për të ushtruar detyrën e presidentit. Sipas tyre ai përbën një “rrezik të qartë dhe të menjëhershëm” për botën. Kërkesa e tyre drastike është: shkarkimi i menjëhershëm i Trumpit nga detyra. Lodhje, hutim dhe ecje e pasigurt Ekspertët, mes tyre...