Boris Pasternak pranoi çmimin Nobel në letërsi, por e refuzoi katër ditë më vonë

Boris Pasternak pranoi çmimin Nobel në letërsi, por e refuzoi katër ditë më vonë

Më 25 tetor 1958, shkrimtari rus Boris Pasternak, autor i romanit të njohur “Doktor Zhivago”, dërgoi një telegram për të pranuar çmimin Nobel në Letërsi, por vetëm katër ditë më vonë u detyrua të hiqte dorë nga ky vlerësim prestigjioz. Kur e pranoi fillimisht çmimin, Pasternak shprehu mirënjohjen dhe emocionet e tij, duke u shprehur se ishte “jashtëzakonisht mirënjohës, i prekur, krenar, i habitur dhe i hutuar”. Megjithatë, vendimi i tij u pasua nga presione të fuqishme politike në Bashkimin Sovjetik, ku autoritetet kundërshtuan nderimin ndërkombëtar që iu bë shkrimtarit. Pasternak u përball me kritika dhe kërcënime për përjashtim nga vendi, ndërsa presioni ndaj tij e çoi drejt refuzimit të çmimit. Ai është njëri nga katër laureatët e Nobelit që janë detyruar të mos e...