Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në Shqipëri. Sipas vendimit të marrë këtë të premte, më 30 tetor 2026, nafta do të tregtohet me pakicë deri në 218 lekë për litër, ndërsa benzina me jo më shumë se 179 lekë për litër. Një ditë pasi çmimi i naftës u ul me një lek, sot Bordi i Transparencës ka vendosur ta risë atë me 6 lekë, duke e çuar çmimin në 218 lekë për litër, nga 212 që u vendos një ditë më parë. Për shitjen me shumicë, çmimi i naftës është përcaktuar në jo më shumë se 206 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës në 167 lekë për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën...