Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend

Bordi i Transparencës ka njoftuar këtë të martë çmimet e reja të karburanteve në vend, të miratuara në mbledhjen e datës 22 Shtator 2026. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës është përcaktuar jo më shumë se 213 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  201 lekë/litër. Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës është caktuar jo më shumë se 193  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  181 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 22 ora  12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë operatorëve të shitjes...