Biznesmeni Valon Lluka mbetet në qeli! Ish-ortaku i Pacollit akuzohet për 4 vepra penale
valon lluka KOSOVË- Valon Lluka, ish-bashkëpunëtor i Behgjet Pacollit, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim deri më 6 nëntor 2026. Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e biznesmenit, duke lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji të vendosur nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Sipas vendimit të Apelit, masa e paraburgimit llogaritet nga 7 tetori deri më 6 nëntor 2026. Lluka dyshohet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë dyshimet për “Mashtrim”, “Shpërdorimin e pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhjen e kontratës së dëmshme”. Biznesmeni Valon Lluka është arrestuar më 7 tetor nga Policia e Kosovës. Lidhur prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të...
Burimi:
zeri.ai