Problem në rrjetin e ujësjellësit në Korçë, defekti prek banorët e lagjes nr. 17
FOTO ILUSTRUESE KORÇË- Një problem teknik në rrjetin e ujësjellësit ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e lagjes nr 17 në Korçë. Ndërprerja ka bërë të nevojshme ndërhyrjen e shërbimeve teknike, të cilat kanë mbërritur në terren për të identifikuar dhe riparuar defektin. Ujësjellës- Kanalizime Korçë ka njoftuar se puna për rikthimin e furnizimit ka nisur, ndërsa sipas institucionit, situata pritet të normalizohet brenda një kohe të shkurtër. Deri në përfundimin e ndërhyrjes, banorët e kësaj lagjeje do të vijojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm./ZËRI
Burimi:
zeri.ai