Zjarr në Kavajë, flakët përfshijnë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Bago

Zjarr në Kavajë, flakët përfshijnë një sipërfaqe me bimësi në fshatin Bago

FOTO NGA VENDI I ZJARRIT KAVAJË- Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Bago të Kavajës ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të mbuluar me bimësi. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve me qëllim shmangien e përhapjes së zjarrit në zona të tjera. Deri në këto momente nuk ka informacion mbi shkakun e rënies së zjarrit apo rrethanat në të cilat është krijuar vatra. Këto të dhëna pritet të sqarohen pas verifikimeve nga autoritetet./ZËRI