Të shtunën protesta kombëtare e studentëve, sindikata kërkon solidaritetin e pedagogëve
foto nga protesta TIRANË- Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka dalë në mbështetje të protestës kombëtare të studentëve, e cila është paralajmëruar të zhvillohet këtë të shtune më 14 nëntor përpara Ministrisë së Arsimit. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare sindikata u ka bërë thirrje pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve që t’i bashkohen tubimit në shenjë solidariteti me studentët dhe kërkesat e tyre për arsim cilësor. “Protestë kombëtare studentore! Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë mbështet protestën kombëtare të studentëve dhe fton të gjithë pedagogët dhe punonjësit e universiteteve që dëshirojnë t’i bashkohen. Në solidaritet me studentët, për arsim cilësor dhe dinjitet!” thuhet në reagimin e sindikatës. Protesta është njoftuar për orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit ndërsa...
Burimi:
zeri.ai