BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë
Bashkimi Europian ka përcaktuar ekipin që do të përfaqësojë Europën në negociatat e ardhshme për paqen në Ukrainë. Në tryezën e diskutimeve do të jenë pesë fuqi të mëdha ushtarake: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia, së bashku me institucionet europiane. Vendimi u bë i ditur nga presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, pas përfundimit të takimit të liderëve europianë në Dublin. “Europa duhet të flasë me një zë të vetëm dhe të bashkuar në çdo diskutim që përcakton të ardhmen e Ukrainës dhe sigurinë e kontinentit tonë”, deklaroi Costa. Sipas Reuters, në negociatat e ardhshme pritet të marrin pjesë këshilltarët e sigurisë kombëtare të pesë vendeve, përfaqësues të Komisionit Europian dhe të Këshillit Europian. Edhe NATO pritet të ketë përfaqësimin e saj....
Burimi:
javanews.al