VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

“Gjendje” titullohet ekspozita e artistit Vladimir Llakaj, e çelur në galerinë FAB, pranë Universitetit të Arteve. Në kronikën e gazetarit Tom Therçaj, skulptori prezantohet kësaj here përmes pikturës, duke sjellë një sprovë të re artistike dhe një tjetër dimension të krijimtarisë së tij. Përmes një gjuhe piktorike ekspresive, ku ngjyrat, format dhe gjestet ndërthuren në kompozime dinamike, Llakaj eksploron dimensione të ndryshme të përjetimit njerëzor.