Bilbili

Bilbili

Poezi nga Naim Frashëri. Hëna plot pesë-mbëdhjetë. N’anët të qjellit po ndrin, Bota është gjith’ e qetë, Gjësendi nuk’ pipërin.  Qielli ësht’ i qëruar, I kulluar po si ari, I fjetur e i qetuar, Syri s’nginjetë së pari.  Ka rrjedhurë si uj’ ergjëndi Më të gjith’ anët një dritë, Dhe prej soje gjithë vëndi Është bërë posi ditë.  Buruar një uj’ i artë, E dhen’ e ka xbukuruar, Majat’ e malit të lartë Dhe gërxhet i ka zbardhuar!  Mi brigj’ e mi shesh’ e drurë, Dhe përmi det drita bije, E mi shkëmbënj e mi gurë. Dhe vise që jan’ në hije.  Nata është fort e qetë, Dhe gjith’ i ka zënë gjumi, Vetëm përrenj t’e rrëketë Ligjerojnë, edhe lumi,  Që oshëtin duke shkuar, Nxjer një zë plot ëmbëlsirë, Dhe ikën duke kënduar, Sa vete bukur’ e mirë.  Veriu fryn pakë nga dale, Njerës, kafshë, shpes’ e...