Qentë zbulojnë kur diçka nuk shkon! Ja çfarë ndodh në trurin e tyre kur pronari buzëqesh, por flet i zemëruar
Një studim i vogël regjistroi aktivitetin e trurit të qenve për të shqyrtuar mënyrën se si reagojnë kur shprehjet e fytyrës dhe toni i zërit të pronarëve të tyre janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Truri i një qeni mund ta dallojë brenda gjysmë sekonde kur fytyra e gëzuar e pronarit shoqërohet me një zë të zemëruar. Studiuesit në Japoni regjistruan aktivitetin elektrik të trurit te tre qen shtëpiakë, ndërsa secili prej tyre shihte dhe dëgjonte regjistrime të pronarit të vet. Reagimi ishte më i madh kur emocioni i shprehur në fytyrë binte ndesh me emocionin e përcjellë përmes zërit. Një reagim kaq i shpejtë nuk mund të ishte kapur nga skanerët e trurit të përdorur në studimet e mëparshme mbi qentë. Me metodën e re,...
Burimi:
syri.net