Agnes Repplier, eseistja amerikane e njohur për shkrimet letrare dhe kritike
15 November, 2026 - 21:42 Agnes Repplier ishte një eseiste amerikane, e lindur më 1 prill 1855 në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo u bë një nga përfaqësueset më të njohura amerikane të esesë letrare, duke u dalluar për njohuritë e gjera, kritikën letrare dhe trajtimin e çështjeve të jetës së përditshme. Shkrimet e saj të para u botuan në revistën “Catholic World” në vitin 1881, ndërsa në vitin 1886 publikoi esenë e saj të parë në revistën “The Atlantic Monthly”, me titull “Children, Past and Present”. Gjatë karrierës së saj, ajo shkroi ese, biografi dhe tregime, por u përqendrua kryesisht në krijimtarinë eseistike. Ndër veprat e saj më të njohura janë “Books and Men” (1888), “Philadelphia: The Place and the People”...
Burimi:
kultplus.com