Agron Bajrami kërkon sqarime nga BE-ja për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

Agron Bajrami kërkon sqarime nga BE-ja për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

15 November, 2026 - 23:08 Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel. Në një reagim në platformën X, Bajrami e ka cilësuar këtë veprim si të papranueshëm, duke theksuar se kënga përmban pretendime politike ndaj territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk mund të konsiderohet shkëmbim kulturor. Ai ka bërë të ditur se aktiviteti ishte organizuar nga Komisioni Evropian, nën drejtimin e komisioneres për Zgjerim, Marta Kos. Për këtë arsye, ambasadori ka kërkuar sqarime të menjëhershme nga Komisioni Evropian lidhur me përzgjedhjen dhe miratimin e repertorit muzikor. Bajrami ka kërkuar të dihet se kush ishte përgjegjës për përfshirjen e kësaj kënge në...