Berisha thirrje demokratëve dhe qytetarëve: Lini çdo gjë dhe bashkohuni me studentët në protestë

Berisha thirrje demokratëve dhe qytetarëve: Lini çdo gjë dhe bashkohuni me studentët në protestë

sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se PD e mbështet e protestën e studentëve dhe se disa deputetë demokratë tashmë ndodhen në protestë. Në një deklaratë për mediat, Berisha bëri thirrje për qytetarët demokratë që t'i bashkohen me protetsën e studentëve para Ministrisë së Arsimit.  “U bëj thirrje të gjithë pedagogëve, pedagogeve, mësuesve, mësueseve, të rreshtohen së bashku me nxënësit e tyre në anën e drejtë të historisë kundër këtij regjimi të urryer, narko-regjim shkatërrimtar për qenien shqiptare. Sikundër paralajmëroj se në mënyrë absolute do mbahen qëndrimet më të rrepta ndaj mercenarëve që kërkojnë të trysnojnë nxënësit apo studentët duke zbatuar urdhrat e regjimit. Para studentëve dhe nxënësve është historia. Klasat tashmë nuk i nxënë më ata. Ata i ka thirrur historia në një lëvizje...