Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e “Ripërtëritjes” në Dibër, deklaroi se “Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur siç është rrokullisur këto 14 vite”. “Kurrë ndonjëherë nga vitet 1300 të murtajës së zezë dhe gjer sot, trojet tona në Shqipëri nuk janë pakësuar nga shqiptarët me një shpejtësi të tillë sa këto 10 vite. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur në asnjë pushtim, në asnjë luftë që lindshmëria, fëmijët që lindin në një vit, të jenë të njëjtë me ata që lindnin 100 vite më parë. Por, rrallë ndonjëherë ka ndodhur që qindra mijëra shqiptarë të përballen me skamjen e egër. Në vitin 1986 kam ardhur në këtë qytet të bekuar. Kam punuar tre muaj në spital dhe ndonjëherë me kolegët shkonim në...