Berisha sulmon Buxhetin 2027, bën thirrje për protestë masive më 28 Nëntor: Ky është buxheti tipik i një narkoshteti, i përgatitur në fshehtësi!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka hartuar buxhetin dhe paketën fiskale në kundërshtim me ligjin dhe pa konsultim publik. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Berisha tha se ky buxhet është produkt i një “narkoshteti”, që cenon sigurinë juridike të qytetarëve dhe të bizneseve. Sipas tij ky buxhet nuk u konsultua me grupet e interesit, si Dhoma Amerikane dhe Dhoma Gjermane e Tregtisë, si edhe shoqatat e biznesit, të cilat sipas tij kanë kundërshtuar paketën fiskale. Ai bëri thirrje mbështetjeje edhe për protestën në Ditën e Pavarësisë, më 28 Nëntor, duke apeluar edhe ndaj bizneseve të prekura nga buxheti i ri, që t’i bashkoheshin sheshit për rrëzimin e qeverisë. “Ky buxhet paraqitet në Kuvend në mënyrën më tipike si buxhet...
Burimi:
javanews.al